Nuk ka më dyshime, Hysaj i jep lajmin Napolit

2 Qershor 2020
17:12
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më dyshime, e ardhmja e Elseid Hysajt është e vendosur. Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga ekipi i Napolit në merkaton e verës dhe nuk ka më pikëpyetje.

Shkodrani do të largohet me shumë mundësi drejt Romës sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Lojtari nuk dëshiron të rinovojë dhe kjo shihet qartë. Futbollisti i kombëtares ia ka bërë të qartë klubit se do të largohet.

Agjenti i tij Mario Giuffredi ka vënë në dijeni klubin se do të gjejë sistemim të ri për Hysajn. Vera do e gjejë shqiptarin me ekip të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit