Nuk ka më dyshime, sulmuesi shqiptari drejt Fenerbahçes!

9 Maj 2019
12:38
Eraldo Harlicaj
back button

Një shqiptar mund të luajë me Fenerbahçen që nga sezoni i ardhshëm. Në fakt, mediet turke janë të sigurta se sulmuesi Vedat Muriqi do të veshë fanellën e klubit të njohur në edicionin tjetër.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është pjesë e ekipit të Rizesporit. Ai ka shënuar 14 gola në 31 ndeshje duke fituar vëmendjen rreth vetes. Muriqi është i hapur për t'u transferuar te Fenerbahçe, pavarësisht se ka një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2020 me klubin aktual. 

Fenerbahçe është gati të paguajë për kartonin e tij dhe sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediet turke, klubi i Rezesporit është dakord që sulmuesi të largohet. Kjo lëvizje do të ishte një sukses i madh për 25-vjeçarin që i ka ngjitur shkallët e karrierës hap pas hapi. Kur e mendon se e ka nisur nga Superiorja, fjalët janë të tepërta…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit