“Nuk ka më zvarritje apo kthim pas, dueli do të zhvillohet më 12 dhjetor”

15 Tetor 2020
13:42
Telesport
back button

Boksieri bullgar Kubrat Pulev ka konfirmuar se më 12 dhjetor do të përballet me kampionin e botës në peshën e rëndë, britanikun Anthony Joshua. Kjo sfidë ishte fillimisht e programuar të zhvillohej më 20 qershor, por u shty për shkak të pandemisë Covid-19.

Tashmë nuk ka më shtyrje, nuk ka më zvarritje, nuk ka më kthim pas. Ka vetëm Pulev vs Joshua. Data është konfirmuar, 12 dhjetori. Dueli do të zhvillohet në Londër”, u shpreh Kubrat Pulev, i njohur me nofkën “The Cobra”.

Pulev ka konfirmuar se palët e kanë nënshkruar kontratën. Për bullgarin ky është shansi i dytë të duelojë për titujt kampionë bote, pas humbjes ndaj Wladimir Klitschko në vitin 2014.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit