“Nuk ka miq në fushë”, Suarez paralajmëron Messi-n dhe Neymar-in

10 Tetor 2021
14:34
Denis Hakanaj
back button

Uruguai do të përballet në fillim me Argjentinën dhe më pas Brazilin në ndeshjet kualifikuese për Katar 2022.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez, do të përballet me ish-shokët e skuadrës Leo Messi dhe Neymar:

“Jam i gëzuar që do të takoj miqtë e mi Lionel Messi dhe Neymar në dy ndeshjet e ardhshme të fazëqs kualifikuese për Botërorin kundër Argjentinës dhe Brazilit. Megjithatë, nuk mund të flitet për miqësi në fushën e lojës. Nuk do të ketë miq në fushë”, ka paralajmëruar Suarez.

Në lidhje me 30 kandidatët për Topin e Artë:

“Të gjithë uruguaianët duhet të jenë krenarë që një prej tyre, në këtë moshë, është akoma në majat e futbollit botëror. Por nuk do të rresht së punuari, të përmirësohem dhe të luftoj për të qenë në maksimum. Në këtë kuptim, Atletico Madrid më jep mundësinë të jem në majat e botës së futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit