Nuk ka paqe për Barçën, ndalet një tjetër yll i katalanasve

15 Shtator 2021
17:30
Denis Hakanaj
back button

Në pritje të rikuperimit të sulmuesve Ansu Fati dhe Sergio Aguero, Barcelona vazhdon të humbasë pjesët.

Mbrëmjen e së martës, gjatë ndeshjes së humbur kundër Bayern Munich (0-3) në Champions League, është ndalur Jordi Alba për shkak të një shqetësimi fizik.

Të mërkurën, trajneri Koeman ka humbur edhe Pedri-n: talenti spanjoll ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas, nëpërmjet një komunikate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit