Nuk ka paqe për Donnarumma-n, Navas sfidon portierin italian

22 Maj 2022
15:52
Denis Hakanaj

Edhe pse protagonisti i orëve të fundit ka qenë Kylian Mbappe, në shtëpinë e Paris Saint-Germain nuk mund të kalojnë pa u vënë re fjalët e Keylor Navas.

Portieri, në fushë të shtunën si titullar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Metz, ka folur për Prime Video France duke nënëvizuar qëllimin e tij për të qëndruar në Francë.

Për dualizmin mes dy portierëve brenda skuadrës është folur gjatë gjithë vitit dhe nëse nga njëra anë duket se sezonin e ardhshëm do të jetë Donnarumma numri një, portieri i Kosta Rikës ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëzohet:

“Nëse do të jem akoma në Paris sezonin e ardhshëm? Sigurisht. Kame dhe dy vite të tjera në kontratë”, është përgjigjur pa hezitim lojtari. Dhe akoma: “Unë dhe familja ime jemi shumë mirë këtu dhe jemi të lumtur. Do të vazhdojmë të jemi”, ka përfunduar Navas.

Edhe pse nuk ka patur mesazhe të drejtpërdrejta për shokun e skuadrës dhe kolegun e repartit, sfida duket se është lëshuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit