Nuk ka përrallë, Flamurtari peng i premtimeve të kota!

13 Maj 2019
12:48
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari ishte një mirazh i bukur i Superiores, pasi arriti të kapte vendin e 3 pa rroga. Ekipi i Ilir Dajës zhvilloi 7 ndeshje pa humbje, duke fituar 4 dhe barazuar 3. Vlonjatët filluan të shihnin ëndrra me Kupat e Europës dhe kishin nisur tregimet historike se si një ekip pa para kishte bërë mrekulli. 

Nuk ishte e thënë të ndodhte ashtu, pasi në 3 ndeshjet e fundit kanë 3 humbje dhe kaq mjaftoi për t'i rikthyer me këmbë në tokë. Flamurtari humbi ndaj Skënderbeut (2-0), Partizanit (0-3) dhe Kastriotit (2-0), në 3 sfidat e fundit kanë pësuar 7 gola dhe nuk kanë shënuar asnjë. 

Sfida e radhës i vendos përballë Laçit. Një takim që vendos shumëçka për fatet e skuadrave që do të luajnë në Europë. Teuta ka kapur vendin e 3 pas fitores me Skënderbeun në Korçë dhe mundësia që Flamurtari të bëjë mrekulli janë shumë të vogla. Laçi dhe Flamurtari shpresojnë që të fitojnë Kukësin kupën që të shkojë vendi i katërt në Europë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit