Nuk ka tifozë në Olimpiadë, bileta për një numër të limituar fansash

18 Janar 2022
9:25
Telesport
back button

Biletat për Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” (nis më 4 shkurt) nuk do të shiten në masë për publikun. Lajmin e konfirmuan organizatorët e Olimpiadës, që u mbyllin kështu dyert edhe fansave vendës, ndërkohë që ata të huaj ishin ndaluar të hynin në Kinë prej kohësh.

Shkak i këtij vendimi, marrë dy javë para fillimit të Olimpiadës, janë rritja e rasteve të reja me Covid-19 në Kinë, sidomos me variantin Omicron. Biletat do të shiten për një numër të limituar personash, që duhet të kenë plotësuar disa kushte, si vaksinat anti-Covid, maska etj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit