Nuk ka vend për CR7; Mourinho zgjedh top-formacionin e Champions-it

3 Qershor 2019
12:49
Alfred Lleshi
back button

Ai është protagonist, edhe kur nuk ulet në stol. Pas lamtumirës nga Manchester United, Jose Mourinho i është kushtuar muajve të fundit karrierës si komentator televiziv, një rol që e bëri për "beIN Sports" edhe gjatë finales së Ligës së Kampionëve, mes Tottenham dhe Liverpool.

Duke u ulur në tryezën e komentatorëve, së bashku me Arsene Wenger, një tjetër njohje e vjetër e futbollit anglez, për shkak të karrierës së tij të gjatë në drejtimin e Arsenalit, portugezi krijoi “top 11” e këtij edicioni të Champions-it, sipas tij, duke iu dhënë hapësirë të madhe kampionëve të Liverpool-it.

Mourinho ka përfshirë gjashtë lojtarë të Jurgen Klopp në formacionin e tij ideal. Ai ka zgjedhur modulin 4-3-3, sipas vendosjes që së zakonshme në fushë të “Reds”. Në portë ka zgjedhur Alisson, protagonist i madh i sezonit europian të të kuqve. Në mbrojtje, vetëm De Ligt (Ajax) arriti të gjejë hapësirë mes tre lojtarëve të tjerë të Liverpool-it, ndërsa Mourinho vendosi të shpërblejë Alexander-Arnold, Van Dijk dhe Robertson. Në mesfushë u bën vend talentëve të rinj, De Jong dhe Van de Beek (Ajax), si dhe Eriksen (Tottenham).

Në repartin që zakonisht tërheq vëmendjen më të madhe, sulmi, Mourinho ka zgjedhur një treshe të formuar nga Salah, Messi dhe Mané. I përjashtuar ka mbetur patrioti i tij, Cristiano Ronaldo, i përfshirë në top-ekipin e Champions-it, të paraqitur dje nga UEFA, një lojtar që e njeh shumë mirë, pasi e ka stërvitur te Real Madridi. Përveç bashkëkombasit të tij, Mourinho nuk përfshiu në “top 11” asnjë futbollist të Manchester United, një ekip që e udhëhoqi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që sapo përfundoi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit