“Nuk kam asnjë faj”, Donnarumma: Goli i Benzema nuk ishte i rregullt

13 Maj 2022
16:02
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain, pavarësisht përforcimeve të shumta të bëra verën e kaluar duke marrë në ekip Ramos, Donnarumma dhe Messi me kosto zero, nuk ka arritur përsëri të triumfojë në Champions.

Pikërisht portieri italian konsiderohet si fajtori kryesor për dështimin e këtij viti të francezëve në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube.

Ish-ylli i Milan-it, në fakt, i ka hapur rrugën përmbysjen e madhe të Real Madrid-it në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave me një gafë, por Gigio nuk ndihet aspak përgjegjës për golin e shënuar nga Benzema.

“Goli nuk ishte i rregullt, por mund ta kishim kontrolluar më mirë ndeshjen. E dimë se çfarë ka ndodhur, nuk ndihem fajtor”, ka thënë Donnarumma në një intervistë për AFP.

“Tani duhet të shikojmë përpara, e kaluara është e kaluara, nuk mund të bëjmë gjë tjetër. Do të duhet të presim të luajmë në Champions League e ardhshme dhe t’u tregojmë të gjithë kush jemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit