“Nuk kam vendosur akoma”, Busquets: Por në shkurt…

30 Nëntor 2022
15:57
Denis Hakanaj
back button

Lamtumira nga Barcelona duket tashmë e sigurt dhe Sergio Busquets duhet të marrë një vendim në lidhje me atë që do të bëjë duke filluar nga sezoni i ri.

Duke folur për El Larguero, mesfushori spanjoll, aktualisht në Katar me Spanjën, ka lënë të kuptohet se për momentin është i përqendruar te Kupa e Botës me Furitë e Kuqe dhe se do të mendojë për karrierën e tij vetëm pas pak kohësh.

Janë të shumtë zërat që flasin për një transferim të tijin te MLS dhe më saktësisht tek Inter Miami, por Busquets ka bërë të ditur se nuk ka marrë akoma një vendim:

“Jo, nuk kam vendosur akoma asgjë. Ka shumë zëra dhe lajme në media, por nuk kam nënshkruar asgjë dhe nuk kam zhvilluar negociata me asnjë klub. E kam thënë që në verë dhe e përsëris tani.

“Do të doja të zgjidhja një vend ku të vazhdoja karrierën time në shkurt, por jo tani. Tani jam i përqendruar vetëm te Kupa e Botës dhe vetëm më pas do të mendoj për këtë”.

Kontrata e mes fushorit me Barcelona-n skadon në verën e vitit 2023 dhe spanjolli do të mund të nënshkruajë me kosto zero për çdo skuadër tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit