Nuk kanë fund telashet për Juventusin, humbet edhe golashënuesin e vet më të mirë

30 Janar 2023
13:23
Alfred Lleshi
back button

Teksa përpiqet të kuptojë se si të dalë nga kriza e rezultateve të tri ndeshjeve të fundit, Juventusi duhet të përballet edhe me dëmtimin e Arkadiusz Milik. Polaku mbërriti në “J Medical” mëngjesin e së hënës dhe iu nënshtrua testeve instrumentale për të vlerësuar shkallën e problemit muskulor në kofshën e majtë, që e detyroi të largohej nga fusha në ndeshjen kundër Monza.

Në njoftimin për shtyp të klubit bardhezi flitet për një dëmtim të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz, pas dy javësh do të kryhen teste të reja për të vlerësuar kohët e rikuperimit, që në këtë moment nuk do të jenë më pak se një muaj.

Milik është golashënuesi më i mirë i Juves këtë sezon, pasi ka shënuar 8 gola mes kampionatit dhe Champions League, një më shumë se Dusan Vlahovic. Rikthimi i serbit në fushë në pjesën e fundit të ndeshjes ndaj lojtarëve Brianza është i vetmi ngushëllim për Max Allegrin, i cili megjithatë tani e gjen sërish veten me pak rotacione në dispozicion.

Ja njoftimi i Juventusit: “Këtë mëngjes, Milik iu nënshtrua testeve radiologjike në ‘J Medical’, të cilat evidentuan një lezion të shkallës së mesme të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Pas 2 javësh ai do t’iu nënshtrohet kontrolleve të reja për të përcaktuar saktësisht kohët e rikuperimit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit