Nuk kishte ndodhur kurrë më parë! Marcello Lippi thyen një tjetër tabu në Kinë

19 Gusht 2019
21:03
back button

Marcello Lippi vazhdon të dhurojë surpriza. Pasi fitoi një Kupë Bote me Italinë që nuk ishte favorite në 2006, tashmë si trajner i përfaqësueses së Kinës, vazhdon të rrëzojë mure që më parë kanë qenë historikisht të pakalueshëm.

Pasi më parë grumbulloi në përfaqësuese Nico Yennaris, si gjysmë anglez dhe gjysmë kinez (i detyruar të ndryshojë emrin në Li Ke), sikurse raporton Reuters, Lippi tashmë ka grumbulluar në kombëtaren futbollistin e parë që nuk mbart as origjinën minimale kineze.

Bëhet fjalë për Elkeson, një futbollist brazilian, që luan për Guangzhou Evergrande, por që qëndron në Kinë nga viti i largët 2013. Kështu, mesa duket, 30-vjeçari që në të kaluarën është grumbulluar në përfaqësuesen e Brazilit U-23, por pa u aktivizuar kurrë, tashmë do të zhvillojë ndeshjet e para me kombëtaren kineze nën drejtimin e trajnerit Marcello Lippi.

Tashmë edhe në Kinë hapen dyert. Gjithçka falë komunikatës zyrtare të marsit të kaluar, me të cilën federate ka përcaktuar se kriteret vërtetë të rëndësishme për të luajtur në kombëtare nuk diktohen vetëm nga lindja. Futbollistët duhet të jenë të aftë të njohin flamurin kinez, të këndojnë himnin kobmëtar, të kenë studiuar gjuhën, historinë politike të Kinës, përveç faktit se duhet të kenë zhvilluar një shpirt të fortë patriotik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit