“Nuk krahasohet me Kean”; Chiellini “sulmon” përsëri Balotellin

1 Qershor 2020
14:11
Alfred Lleshi
back button

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, insiston se sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, ishte “krejtësisht i ndryshëm” nga Mario Balotelli. Kean la kampionët e Serie A për klubin e Premier League, vitin e kaluar, duke kompletuar transferimin 25 milionë £. 20-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në 26 ndeshje me Everton, para se ky sezon të pezullohej për shkak të pandemisë së koronavirus. Ai u ndëshkua në nëntor për një shkelje disiplinore.

Pasi kritikoi më parë Balotellin e Brescia, Chiellini tha se Kean nuk kishte asgjë si ish-sulmuesi kontravers i Interit dhe Manchester City. “Balotelli ka vetëm goditjen. Ka nga ata, që tani e krahasojnë atë me Moise Kean, një djalë që duket rebel dhe i papërballueshëm, por është krejtësisht i ndryshëm nga Mario, – ka shkruar Chiellini në autobiografinë “Io, Giorgio”.

– Sigurisht, me të rinjtë e Juventusit, Kean u ndëshkua shumë herë, por kur luajti në ekipin e parë, gjithmonë tregohej tejet i respektueshëm ndaj grupit. Ndonjëherë nuk e dëgjon alarmin për t’u zgjuar dhe arrinte vonë në stërvitje, por ato janë sjellje që mund të ndryshohen pa vështirësi”. Kean erdhi përmes sistemit të të rinjve te Juventusit dhe shënoi 8 gola në 21 ndeshje me ekipin e parë, para largimit të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit