“Nuk kthehem më aty, do të luaj çdo gur për të qëndruar në Spanjë”

18 Maj 2019
20:16
Telesport
back button

Sezoni i tij nisi më vonesë, praktikisht në janar, kur u largua nga Chelsea për të luajtur me Atletico Madrid. Sulmuesi Alvaro Morata arriti të luajë më shpesh, duke gjetur golat e munguar dhe i dha një kuptim këtij sezoni. Gjithsesi, kartoni i sulmuesit spanjoll është ende në pronëse të Chelsea, ndaj dhe e ardhmja e 26-vjeçarit është ende në dilemë.

Gjithsesi, për sulmuesin nuk ka dilema dhe për “Marca” sqaron: “I kam idetë e qarta për të ardhmen. Dua të qëndroj në Madrid. Është e vërtetë që ka disa kontrata për t’u respektuar, por unë do të bëj gjithçka varet nga mua për të vijuar të luaj në këtë ekip. Bëra gjithçka ishte e mundur për të ardhur këtu dhe do të luaj çdo gur për të qëndruar”.

Nuk mendoj aspak për rikthimin në Londër, pasi dua të luaj në Spanjë. Po mendoj që tani për një seozn të ardhshëm shumë entuziast”, u shpreh më tej Morata, që shpreson të qëndrojë edhe për faktin se nga skuadra do të largohet sulmuesi francez Antoine Griezmann. “Duhet të pranojmë vendimin e tij. Çdo njeri ka një marrëdhënie personale me skuadrën dhe klubin”,tha MOrata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit