Nuk luan prej dy muajsh, Djokovic rikthehet për Kupën Davis

19 Tetor 2021
9:15
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic, që nuk luan prej shtatorit të këtij viti, kur u mund në finale e US Open, pritet të rikthehet në fushë në nëntor të këtij viti. Ai mund të luajë me kombëtaren e vendit të tij në finalet e Kupës Davis (22-28 nëntor).

Lajmin e konfirmoi shoku i tij në kombëtare, Filip Krajinovic, që tha: “Do të luajmë në Kupën Davis për të fituar edhe pse do të jenë më të mirët në botë. Objektivi ynë është të fitojmë, siç bëmë në vitin 2010”.

Me ne do të jetë edhe Novak Djokovic, që do të na ndihmojë në arritjen e objektivit. Mezi presim të gjithë të luajmë në këtë turne”, tha Krajinovic. Kombëtarja serbe, në këtë turne është në grup me Gjermaninë dhe Austrinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit