“Nuk më besohet që Ancelotti donte një lojtar si Icardi”

11 Shtator 2019
17:24
Denis Hakanaj
back button

Paolo di Canio, ish-sulmuesi i Lazio-s, ka bërë disa deklarata të ashpra në një intervistë të dhënë për Il Mattino. Ish-ylli i Serisë A ka folur për Mauro Icardi-n dhe transferimin e tij të mundshëm te Napoli.

“Seriozisht Carlo donte një si ai, i paaftë t’i kërkojë falje shokëve të skuadrës për fjalët e thëna nga  gruaja-menaxhere? Edhe në aspektin teknik, Ancelotti ka nevojë për një qendërsulmues me fantazi, si Mertens, Icardi shënon vetëm kur topi i vjen nga një krosim”.

“Nuk di të bëjë asgjë nga ato që duhet të bëjë një sulmues modern. Nëse nuk shënon, nuk e ndihmon skuadrën në asnjë mënyrë. Kalimi te PSG? Nuk më befason, sepse klubi francez është vendi ideal për kampionë pa disiplinë”.

Në vend të Icardi-t, Napoli ka marrë Fernando Llorente-n. “Është më i mirë se Icardi. Llorente ka treguar karakter kur ka shfrytëzuar dëmtimin e Harry Kane me përulësi dhe vendosmëri, pas një qëndrimi të gjatë në stol. me mbështetjen e Mertens dhe Insigne, ai mund të ndryshojë ndeshjet në 20 minutat e fundit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit