“Nuk më besohet që Barcelona do të blejë Lautaro-n”

3 Qershor 2020
17:49
Denis Hakanaj
back button

Menaxheri i njohur spanjoll Manuel Garcia Quilon ka ngritur dyshime në lidhje me planin e Barcelona-s për të blerë sulmuesin e Inter-it, Lautaro Martinez.

Barça dhe Inter kanë kohë që po negociojnë për argjentinasin, me zikaltrit që nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre prej 111 milionë eurosh, që është edhe shuma e klauzolës për prishjen e parakohshme të kontratës së Demit me milanezët.

“Më duket e vështirë që Barcelona të investojë te Lautaro”, ka thënë Quilon. “Mendoj se Barça dhe Madrid nuk do të shpenzojnë shumë”.

“Mendoj se merkato e futbollit nuk do të ketë shumë blerje lojtarësh. Do të ketë më shumë huazime”.

Megjithatë, në fund, Quilon ka shtuar: “Do të ketë gjashtë operacione të mëdha”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit