“Nuk më duan si ai, shpresoj që një ditë të këndojnë Let’s go Djokovic”

16 Korrik 2019
11:38
Telesport
back button

Në finalen e Wimbledonit mes Novak Djokovic dhe Roger Federer (fitoi serbi 3-2), shumica e publikut ishte në mbështetje të zviceranit. Kjo ishte e pritshme, pasi lodninezët gjithnjë e kanë dashur Federer, 8 herë fitues i këtij turneu.

“Let’s go Federer” ishte thirrja që publiku vendës i bënte tenistit 37-vjeçar. Djokovic, i pyetur nëse ndonjë ditë kjo thirrje do të ndryshojë në Let’s go Djokovic, tha: “Shpresoj shumë. Nuk e di nëse do të luaj deri sa Federer, nuk e kam me detyrim këtë gjë”.

Unë shpresoj që pas 5 vitesh, kur të jem në moshën e Roger, publiku londinez të brohorasë edhe për mua, ashtu siç bën për Federer. Çelësi i fitores në Wimbledon? Përpiqem që në fushë të hyj gjithnjë si fitues. Fitorja nuk vjen vetëm nga forca fizike, por edhe ajo mendore”, tha Djokovic, që e fitoi për të pestën herë turneun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit