“Nuk më duket aq i mirë”, Aboubakar injoron Salah: Nuk është Mbappe

3 Shkurt 2022
15:51
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Kamerunit, Vincent Aboubakar, ka kritikuar hapur yllin e Egjiptit, Mohamed Salah, në prag të gjysmëfinales sotme të Kupës së Afrikës.

Sulmuesi i Liverpool-it shihet nga shumë si një nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht, falë paraqitjeve shumë të mira të bëra në fillim të sezonit për skuadrën e Jurgen Klopp-it.

Salah është vetëm një hap larg finales së Kupës së Afrikës, ku do të përballej me Senegalin e shokut të tij të skuadrës, Sadio Mane.

Në një intervistë të dhënë për Then24, Aboubakar, ka thënë për Salah: “Nuk më duket edhe aq i mirë. E them qartë sepse jam një person i ndershëm dhe kam mënyrën time për t’i thënë gjërat.

“Nuk më ka bërë përshtypje. Është një lojtar i mirë, shënon shumë, por nuk prodhon shumë gjatë ndeshjeve. Po bën gjëra të mira në Premier League sepse ka vite që luan në të njëjtin ekip. Është një lojtar i mirë, por jo në nivelet e një lojtari i Mbappe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit