“Nuk më intereson”, Haller injoron Bayern-in: Tani dua vetëm një gjë

25 Maj 2023
15:54
Denis Hakanaj
back button

Akoma edhe një ndeshje për të fituar për të shkruar historinë dhe për të triumfuar në Bundesliga. Kampionati gjerman po përgatitet për sfidën në distancë që do të zhvillohet mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në javën e fundit.

Në këtë këndvështrim, kanë ardhur deklarata të rëndësishme nga sulmuesi i verdhezinjve, Sebastian Haller.

Duke folur për BIld, sulmuesi ka theksuar sa bukur do të ishte të festohej me tifozët e klubit fitorja e titullit dhe sesi nuk i intereson aspak interesimi i bavarezëve kundrejt tij.

“E mbaj mend akoma Kupën e fituar me Eintracht-in dhe festën me tifozët. Mundet vetëm ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë për titullin me Borussia Dortmund”, ka thënë Haller.

Në lidhje me triumfin e mundshëm në Bundesliga, sulmuesi ka thënë: “Bayern Munich kërkon një sulmues dhe nëse unë do të shkoja? Jo, dua të fitoj kampionatin me Borussia Dortmund”.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javën e fundit me Dortmund-in që pret në shtëpi Mainz-in dhe Bayern që do të luajë në transfertë kundër Koln-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit