“Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë”, Zinchenko: Ka qenë e vështirë

31 Korrik 2022
11:14
Denis Hakanaj
back button

Një nga transferimet më të rëndësishme që kanë ndodhur në Premier League ka qenë padyshim kalimi i  Oleksandr Zinchenko nga Manchester City tek Arsenal.

Futbollisti ukrainas ka lënë Citizens duke u transferuar te Topçinjtë dhe pavarësisht entuziazmit për aventurën e re, orët oara zyrtarizimit të operacioni nuk kanë qenë të lehta për lojtarin.

Ka qenë vetë futbollisti që e ka shpjeguar këtë duke folur me gruan e tij Vlada në kanalin në Youtube të bashkëshortes së tij.

“Për mua kjo është eksperienca e parë e këtij lloji, ose më saktë kur  stërvitesh me një skuadër dhe e di s e nuk do të luash më me të”, ka thënë Zinchenko.

“Të them të drejtën, ka qenë shumë e vështirë për mua të stërvitem. Kam kuptuar se do të shkoja tek Arsenal-i. Ka qenë e vështirë në aspektin emocional.

“Kam kuptuar se do të largohesha nga Manchester City, me të gjithë rekordet e mia dhe emocionet e mia. Ka qenë shumë e trishtë”, ka thënë Zinchenko.

“Por njëkohësisht, isha entuziast për këtë sfidë të re: transferimi tek Arsenal-i. Prisja me padurim që të bëhesha pjesë e skuadrës së re”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit