“Nuk më mërzit stoli, për ne Interi vlen… 3 pikë!”

19 Shtator 2019
14:11
back button

“Nuk jam aspak i mërzitur se qëndrova në stol! Eshtë normale, sapo kam ardhur dhe jam i ri, duhet të mësoj edhe nga Biglia që është me eksperiencë dhe një kampion. Eshtë sfidë e madhe për mua dhe çdo ditë po stërvitem dhe po njoh idetë e trajnerit dhe lojën e shokëve”.

Nga Empoli te Algjeria në Kupën e Afrikës ku triumfoi, Bennacer është “zhytyr” te realiteti i ri, Milani. Në intervistën e dhënë për “Sky Sport”, mesfushori ka folur për momentin dhe për faktin se pse nuk luajti në ndeshjen e fundjavës së shkuar: “Ky është futbolli, është normale!”.

Sa i përket derbit me Interin, u shpreh: “Të gjithë në ndeshje duhet të mendojmë njësoj! Derbi për tifozët tanë do të thotë shumë dhe është më  i rëndësishëm, kurse për ne vlen vetëm 3 pikë. Milan-Inter është një ndeshje që të gjithë do të donin të luanin. Nuk mund të thuhet se kush është ekipi më i fortë, t’ia lëmë fushës! Duhet të fitojmë sepse ky është testi i parë i vërtetë”.

“Interi është skuadër e madhe dhe të shtunën do të japim më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit