“Nuk më ndihmojnë”, akuza e motrës së Georgina-s: Nuk kam para as për…

18 Janar 2023
16:59
Denis Hakanaj
back button

Çifti Cristiano Ronaldo-Georgina Rodriguez është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Këtë herë zhurma vjen nga Castellón në Spanjë direkt nga Patricia Rodriguez, motra e Georgina nga ana e babait të saj.

Patricia mbeti e vetme në moshën 11-vjeçare për shkak të arrestimit të babait të saj dhe u vendos në një reformator nga nëna e saj. Një fëmijëri e karakterizuar nga shumë mangësi emocionale dhe vështirësi të dukshme ekonomike. Tani Patricia jeton në Castellón dhe është nënë e 3 fëmijëve.

Shtëpia ku ajo jeton nuk ofron asnjë rehatie, përkundrazi. Kuzhina shërben si dhomë gjumi me dy dyshekë të hedhur në dysheme. Nëse bie shi, dhoma e ndenjes përmbytet dhe për të gatuar, Patricia i kërkon ndihmë vjehrrës ose fqinjës së saj.

Me pak fjalë, kushtet në të cilat jeton motra e Georgina janë dukshëm të pasigurta dhe të vështira. Kontakti i fundit i Patricias me motrën e saj ishte tre vjet më parë, por që atëherë të dyja nuk kanë pasur lidhje.

“Nuk e di nëse kanë turp për mua. Më dhemb shumë të shoh veten në këto kushte dhe të vërej që nuk kam rëndësi për ty dhe familjen tënde. Nuk kam para as të paguaj për shkollën e fëmijëve të mi. Nuk më ndihmojnë”, ka rrëfyer Patricia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit