“Nuk më pëlqen të flas për para, sidomos me një femër”

11 Dhjetor 2018
20:21
back button

Presidenti i Atletico Madrid Enrique Cerezo ka bërë një koment seksist drejt një gazetareje femër ditën e martë pasi ajo i bëri një pyetje rreth financave të klubit.

Gazetari Richard Martin ka zbuluar reagimin aspak të këndshëm të presidentit të Atletico-s.

Cerezo foli për mediet të martën në prag të ndeshjes me Club Brugge në UEFA Champions League.

EL Golazo de Gol ka përhapur klipin e Cerezo-s duke folur në spanjisht me gazetaren.

Kur ajo e pyet nëse Atleti ka mjaftueshëm buxhet për të rinovuar me Diego Godin, ai është përgjigjur: “Nuk më pëlqen të flas për para, sidomos me një femër.”

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit