“Nuk mund të fitojmë trofe kështu”, Arteta: Ja kush na e dha fitoren

6 Dhjetor 2023
14:17
Telesport
back button

Premier League gjithnjë e më shumë po komandohet nga skuadra e Arsenal, që pas fitores 4-3 ndaj Luton në kampion, është shkëputur 5 pikë nga ndjekësit. Fitorja e fundit ishte një dramë e vërtetë pr “topçinjtë”, që fituan me një gol të Rice në kohën shtesë.

Gjithsesi, trajneri Mikel Arteta e analizon ndryshe ndeshjen, duke parë anët negative. “Pësuam disa gola me të cilët do të jemi të zhgënjyer. Kjo nuk duhet të ndodhë edhe pse është pjesë e futbollit. Më kënaqi vetëm mënyra se si reaguam”, tha Arteta.

Ne duhet të mbrojmë më mirë situatat si ekip. Disa gjëra që çojnë drejt pësimit të golave duhen eliminuar. Ne mund të mbrohemi shumë më mirë”, u shpreh trajneri i Arsenal, që më tej shtoi: “Më pëlqeu shumë fundi i ndeshjes, ne gjetëm një mënyrë për të fituar.”

Është gjëja më e pabesueshme për futbollin, emocionet dhe momentet që jetoni së bashku. Ishte një natë e veçantë. Përgëzime për Luton për atmosferën e jashtëzakonshme që krijuan dhe mënyrën se si luajtën. Ata na e bënë vërtet të vështirë jetën. Qëndrueshmëria, karakteri dhe cilësia u shfaqën”, u shpreh Arteta.

“Duke luajtur çdo tre ditë duhet të fitojmë çdo ndeshje për të fituar trofe. Ne nuk duam të barazojmë, ne duam të fitojmë. Ajo lëvizje, ajo energji, ai rrezik dhe ai emocion që kemi vënë në fushë na dha fitoren. Duhet të kishim shënuar më parë me rastet që patëm. Nuk e bëmë, por u përpoqëm deri në fund dhe u shpërblyem”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit