Nuk ndalet bojkoti, Liga bëhet edhe më radikale. Përjashton televizionin publik

19 Tetor 2020
12:35
Alfred Lleshi
back button

Ki inat gomarin dhe bjeri samarit… Kjo shprehje popullore i shkon më përshtat vendimit të fundit të Ligës Profesioniste të Futbollit, e cila u mblodh sot dhe vendosi të “shpallë armik” RTSH. Duke folur pas takimit të presidentëve të Superiores, Edvin Libohova tha: “Bojkoti do të vijojë, nuk është marrë asnjë vendim për këtë gjë. Sot vendosëm t’i heqim të drejtën RTSH-së për të transmetuar momentet më të mira të ndeshjeve të sezonit të ri (të mos ia rinovojmë marrëveshjen) për qëndrimin jombështetës ndaj bojkotit.

Nesër kemi takim në ministri. Mirëpresim që të zgjidhen problematikat tona. Në momentin që kjo do të bëhet, ne jemi të gatshëm për të nisur. Kemi vetëm bisedime, asnjë vendimarrje. Nesër presim që qeveria të na sjellë një plan konkret. Masa ndaj RTSH? Kemi gjykuar se, duke parë emisionet, Liga dhe anëtarët e saj kanë qenë dakord t’ia heqin të drejtën e pamjeve nga ndeshjet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit