Nuk ndalet me gola, Rashica kokë më kokë me Lewandowski-n (Video)

17 Mars 2019
14:17
back button

Milot Rashica ka shënuar edhe sot në transfertën që Werder Bremen po luan ndaj Bayern Leverkusen. Një kundërsulm vrasës i skuadrës mike dhe një pasim perfekt i Kruse e nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin e Kosovës, i cili me gjakftohtësi të madhe e dërgoi në rrjetë.

Rashica numëron 18 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, 11 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë një asist. Ndërsa për vitin 2019 ka shënuar plot 5 gola, aq sa Robert Lewandowski i Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit