“Nuk ndodh vetëm në futboll”, Simone: Ja çfarë duhet të bëjmë

24 Maj 2023
17:00
Denis Hakanaj
back button

Në Spanjë praktikisht flitet vetëm për rastin e racizmit kundër Vinicius. Sulmuesi ishte viktimë e ofendimeve të rënda nga disa tifozë të Valencias në Mestalla.

Një situatë që po shkakton shumë diskutime dhe që e ka parë vetë brazilianin t’i kthehet temës në mënyra të ndryshme, madje me një video që mbledh episodet e ndryshme që e kanë përfshirë.

Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madridit ka dhënë komentin e tij gjattë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së sotme kundër Espanyolit.

“Gjithçka që po ndodh po na jep mundësinë të bëjmë gjëra për të përmirësuar situatën. Ne nuk veshim asnjë fanellë, ne po flasim për qeniet njerëzore.

“Ky është një problem shumë i thellë, ne gjithmonë flasim për djem të rinj që ndoshta as nuk e dinë se çfarë po bëjnë.

“Kjo është arsyeja pse ekziston një mundësi e madhe: të kuptojmë se ku kemi mbërritur dhe të përpiqemi të fillojmë përsëri. Ata që nuk duan të jetojnë ndryshe duhet të ndëshkohen,” tha Simeone.

“Ne të gjithë jemi të gatshëm të ndihmojmë, por ky nuk është një problem futbolli, është një problem social. Ata janë fëmijë që ndonjëherë nuk e dinë se çfarë po bëjnë.

“Spanja nuk është absolutisht një vend racist. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse disa koncepte kalojnë nga stadiumi në rrugë. Ne duhet të edukojmë të rinjtë sepse ata janë e ardhmja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit