Nuk ndodhte nga viti 2013, Manchester United befason krejt Anglinë

13 Janar 2021
13:46
Alfred Lleshi
back button

Duke mposhtur mbrëmë Burnley, në transfertë, Manchester United është rikthyer në krye të renditjes së Premier League. Një arritje për t’u evidentuar, sepse herën e fundit kur “Djajtë e Kuq” e mbanin të vetëm kreun e kampionatit anglez, qoftë edhe përkohësisht, ishte 19 maji 2013. Në stol ishte legjenda, Sir Alex Ferguson, ndërsa në fund, Wayne Rooney ngriti trofeun e kampionit. Golat e tij ishin vendimtar për ta mbyllur si më të mirët në Angli. A mund të jetë sërish viti i tyre, 2021?

Kësaj pyetjeje do t’i japin përgjigje vetë të besuarit e Solskjaer, javë pas jave, teksa duhet të llogarisin rivalitetin e fortë të Liverpool, Manchester City, Tottenham dhe ndonjë tjetëri. Pas 17 javësh kampionat, skuadra nga “Old Trafford” ka 36 pikë, tri të tilla më shumë se kampionët në fuqi, “Reds”. Një distancë e vogël për Jurgen Klopp dhe të tijtë, që kishin javë të tëra në krye të Premier League, por mbrëmë u detyruan të hapin krahun… “Qytetarët” e Guardiolës janë vë vendin e gjashtë, me 7 pikë më pak se rivalët e të njëjtit qytet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit