“Nuk nisim stërvitjen nëse nuk ka teste për të gjithë”

18 Maj 2020
9:38
Gentian Spiri

Mark Cuban, presidenti i skuadrës së Dallas Mavericks, ka deklaruar se asnjë person nga ekipi i tij nuk do të nisë stërvitjen nëse testet për Covid-19 nuk do të jenë të disponueshme për të gjithë amerikanët.

Presidenti i Dallas, ekipi që luan në NBA, tha se pasi të hapen strukturat stërvitore të Mavericks, do të mbrojë të gjithë lojtarët e punonjësit, duke përdorur protokollin e vendosur nga “Shtëpia e Bardhë”.

Do t’i testojmë çdo ditë lojtarët, të gjithë do të monitorohen rreptësisht për të mbrojtur shëndetin e tyre”, tha Mark Cuban.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit