“Nuk operohet Valdet Rama”, sulmuesi i Kukësit kthehet në kohë rekord

24 Prill 2019
11:27

Tek Kukësi u ngrit alarmi se Valdet Rama do të mbyllë sezonin për shkak të një problemi në menisk, ku do të bëhej një ndërhyrje e vogël.

Gjithsesi sot, mundësia për t’u operuar është hedhur poshtë dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm të luajë shumë shpejt.

Ka qenë fizioterapisti Ervin Kapaj që ka dhënë lajmin e mirë për Kukësin nëpërmjet një fotoje në Instagram.

“Nuk operohet Valdet Rama. Gati për javën e ardhshme”, shkruan Kapaj, duke dhënë një lajm të madh se sulmuesi do të jetë gati për ndeshjen ndaj Luftëtarit më 11 maj.

Ndeshja ndaj Teutës do jetë e vështirë që ta gjejë gati 31-vjeçarin, ndërsa javën e ardhshme Kukësi është pushim për shkak të ndeshjes me Kamzës, që është e skualifikuar nga ky kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit