Nuk pranon rinovimin, Arteta gati t’i rrëmbejë talentin Realit!

5 Prill 2020
9:53
back button

Arsenal dhe Mikel Arteta kanë hedhur sytë nga Real Madrid dhe duket se kanë peshkuar një nga talentet e “Los Blancos”.

Bëhet fjalë për Cesar Gelabert, i cili edhe pse nuk ka luajtur me ekipin e parë shihet si një ndër lojtarët më premtues, pasi ka bërë mjaft mirë me moshat e Realit.

Kontrata e 19-vjeçarit skadon këtë verë dhe ai nuk ka pranuar të rinovojë, kështu që largimi me parametra zero duket i sigurt. Sipas “AS”, Arsenal do të jetë ekipi i ardhshëm i spanjollit, i cili është bindur nga Mikel Arteta. Do të ishte goditje e zgjuar e “Topçinjve”, edhe pse Real ndoshta nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit