“Nuk respektohet sa duhet”, Neville: Është lojtari më i mirë i Premier League

22 Janar 2022
16:22
Denis Hakanaj
back button

Gary Nevilla ka dalë në mbrojtje të Mohamed Salah.

Egjiptiani udhëheq prej vitesh tashmë Liverpool-in me gola dhe paraqitje të jashtëzakonshme.

Megjithatë, sipas ish-yllit të United, bota e futbollit nuk tregon respektin e duhur për Salah.

“Mendoj se është një mungesë respekti e përgjithshme nga ana e të gjithë botës së sportit kundrejt Salah”, ka thënë Neville për Sky.

“Nuk merr respektin që meriton kur bëhet fjalë për dhënien e çmimeve më të rëndësishëm. Kjo më duket e pabesueshme. Në fillim mund të kishte disa dyshime, por Salah po luan në nivele të larta prej 3-4 vitesh.

“Ka udhëhequr Liverpool-in drejt titullit në Premier dhe në Champions. Nuk e besoj se nuk e meriton një çmim. Salah është më i miri i Premier League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit