Nuk stërviten me skuadrën, Juventus me 3 mungesa të rëndësishme ndaj Leipzig

1 Tetor 2024
12:55
Telesport
back button

Juventus ka kryer sot seancën e fundit stërvitore në Continasa para ndeshjes së Champions League që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Leipzig, të mërkurën në mbrëmje në Gjermani.

Sipas raportit të klubit, tri futbollistë nuk kanë marrë pjesë në stërvitje: Weah, Milik dhe Adzic, që pritet të mos jenë të grumbulluar për këtë sfidë.

Një sfidë e rëndësishme për Juventus, që kërkon fitoren e dytë në këtë edicion të Champions. Trajneri Thiago Motta beson shumë te skuadra e tij, që deri më tani po paraqitet mirë në kampionat.

Gjithsesi, tri mungesat e mësipërme e kanë detyruar atë që të mendojë për alternativa të tjera. Trajneri u shpreh se do të kryejë edhe një seancë të fundit stërvitore nesër në Gjermani para se të vendosë për formacionin titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit