“Nuk të pëlqen futbolli im?”, plas te Lazio mes Sarri-t dhe Lotito-s: Mund të kthesh Pioli-n

27 Prill 2022
18:31
Denis Hakanaj
back button

Sipas Sportmediaset, Maurizio Sarri nuk ka qenë i lumtur me kritikat e presidentit Caludio Lotito pas humbjes së pësuar të dielën kundër Milan-it: “Ky është futbolli im, nuk të pëlqen, merr Stefano Pioli-n mbrapsht”.

Një gol në minutat e fundit nga Sandro Tonali i ka dhuruar Milan-it tri pikët në Olimpico të dielën. Një rezultat ky që ka zemëruar shumë presidentin e Lazio-s.

Siç ka bërë të ditur Sportmediaset, duket se humbja ka sjellë një përplasje mes Lotito-s dhe trajnerit Sarri. Numri një i klubit mësohet të ketë thënë ‘nuk është e ndaluar të bëhen pasime të gjata’, por Sarri nuk ka qenë i kënaqur me kritikën dhe është kundërpërgjigjur: ‘Ky është futbolli im, nuk të pëlqen, merr mbrapsht Stefano Pioli-n'”.

Lazio është akoma në garë për një vend në zonën e Europës dhe kanë patur shumë ulje dhe ngritje në këtë sezon. Sarri, sipas mediave italiane, ka rënë dakord për ta rinovuar kontratën në fundin e këtij sezoni, por marrëveshja është lënë pezull tani.

Sarri nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Igli Tare në merkaton e janarit dhe Lotito nuk është plotësisht i bindur me metodat e trajnerit, megjithëse javën e kaluar ka siguruar se nuk do ta largonte në verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit