Nuk tradhtoi Napolin, Mertens pritet të marrë nderimin e veçantë!

19 Maj 2020
18:15
Eraldo Harlicaj
back button

Dries Mertens i ka habitur të gjithë, pasi ka konfirmuar se do të qëndrojë te Napoli. Mediet italiane bëjnë me dije se belgu ka gjetur marrëveshjen për të zgjatur kontratën me napolitanët.

Qyteti i Napolit po mendon t’i dhurojë një surprizë të madhe. Sulmuesi nëse rinovon zyrtarisht mund të shpallet qytetar nderi i qytetit italian. Një vlerësim për besnikërinë e treguar ndaj klubit të Aurelio De Laurentiis.

Mertens do të rinovojë deri në verën e 2022 dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. Ai do të ketë një bonus prej 500 mijë eurosh dhe do të ketë 2.5 milion euro për faktin se nënshkruan si futbollist i lirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit