“Nuk vazhdohet kështu”, babai i Verstappen: Situata është shpërthyese

3 Mars 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Jos Verstappen kundër Chris Horner.

Babai i tre herë kampionit të botës në Formula 1, Max tha se Red Bull do të “shpërthejë” nëse drejtori i ekipit do të qëndronte akoma në ekip.

“Këtu ka tension për sa kohë që Horner mbetet në rol,” tha për Daily Mail, Verstappen senior. “Ekipi rrezikon të përçahet. Nuk mund të vazhdojë kështu. Do të shpërthejë. Ai luan viktimën, kur është ai që shkakton problemet”.

Kur u pyet nëse familja Verstappen është në qendër të një lloj “drejtimi” anti-Horner, Jos u përgjigj: “Nuk do të kishte kuptim ta bëja këtë. Pse do ta bëja kur Max po ia del kaq mirë në këtë ekip”.

Rasti i drejtorit të ekipit të Red Bull nuk u ndal pasi mesazhet të supozuara seksuale që ai dyshohet se i dërgoi një punonjëseje erdhën në vëmendjen e publikut në një email të zbuluar të enjten.

Dhe në këtë situatë shkohet drejt Jeddah, shtëpia e garës së radhës në Arabinë Saudite, me një klimë ende të zjarrtë. Situata e Hornerit nuk duket aspak e mbyllur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit