“Nuk vazhdoj dot më”, Scaloni shtang Argjentinën: Ka ardhur momenti që…

22 Nëntor 2023
11:05
Telesport
back button

Pas ndeshjes Brazil-Argjentinë, fituar 1-0 nga kampionët e botës, ka ardhur një deklaratë e bujshme nga trajneri Lionel Scaloni. Trajneri i Argjentinës ka deklaruar se mund të lërë drejtimin e kampionëve të botës.

Duhet të mendoj për të ardhmen time. Këta lojtarë kanë nevojë për një trajner të aftë që të marrë prej tyre 100% të aftësive, të nxjerrë prej tyre të gjitha energjitë e mundshme”, u shpreh Scaloni.

Kanë dhënë shumë, ndaj duhet të reflektoj për të ardhmen time. Steka e këtij ekipit duhet të qëndrojë sa më lart të jetë e mundur për të fituar sërish”, u shpreh me tej trajneri Scaloni, që drejton Argjentinën prej vitit 2018.

Nën drejtimin e kombëtare argjentinase, ai ka fituar një Kupë Bote (Katar 2022) dhe një Kupë të Amerikës në vitin 2021. Argjentina e tij aktualisht kryeson renditjen e grupit të Amerikës Latine për pjesëmarrjen në botërorin 2026.

Ndeshja e fundit mes Brazilit dhe Argjentinës u karakterizua nga mjaft incidente në stadium, ku nuk mungoi dhuna mes tifozëve dhe policisë. Sfida nisi gati me 30 minuta vonesë, por në fund miqtë morën një fitore të vyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit