Real Madrid ka vënë në shënjestër Paulo Dybala-n.
Kampioni argjentinas nuk ka rinovuar akoma me Roma-n dhe një kusht mund ta bëjë të largohet për një çmim qesharak.
Bëhet fjalë për klauzolëën e përfshirë në kontratën e tij për klubet jashtë Italisë. kështu, kostoja e kartonit të tij verën e ardhshme është vetëm 12 milionë euro.
Të vetëdijshëm për këtë mundësi, sipas Defensa Central, Los Blancos po e monitorojnë me shumë kujdes situatën.
Në rast se Dybala nuk do të rinovojë me verdhekuqtë, madrilenët mund të sigurojnë një yll tjetër për skuadrën e tyre verën e ardhshme.