“Nuk vlej vetëm 3 milionë”, ish-ylli i Arsenal: Tani shpresoj që…

7 Mars 2023
15:10
Denis Hakanaj
back button

Bernd Leno, portieri që u largua nga Arsenali për te Fulham gjatë verës së vitit 2022, ka rrëfyer disa kujtime me Gunners në një intervistë për London Evening Standard.

Një theks të veçantë nga portieri është vënë në shumën që është shpenzuar për të, pak më shumë se 3 milionë sterlina. Një vlerë që duket se nuk është gëlltitur nga portieri gjerman.

“Unë nuk vlej vetëm 3 milionë sterlina, por sigurisht që ishte një operacion shumë me leverdi! Për Premier League ishte një transferim shumë, shumë i lirë. Por padyshim që vlej më shumë, nuk jam një lojtar i keq!”, tha Leno.

Në lidhje me periudhën e fundit në fanellën e Topçinjve: “Si u ndjeva që humba vendin ndaj Ramsdale? Nuk kam ndjenja toksike dhe negative ndaj Arsenal-it. Fundi nuk ishte perfekt, por pritja ime në Emirates ishte vërtet e mirë.

“Tifozët erdhën tek unë për të më falënderuar për katër vitet që kalova me ta. Edhe kur më larguan, nuk kisha bërë asgjë të keqe. Unë kam hyrë dhe dalë nga dera e përparme, kam ende një lidhje të fortë me klubi”.

Edhe pse ai ishte i zhgënjyer nga fundi i marrëdhënies së tij me klubin londinez, Leno mbetet një tifoz: “A do ta fitojë Arsenali Premier League? Shpresoj dhe mendoj se ata mund ta bëjnë me të vërtetë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit