Numër i ulët regjistrimesh, pandemia anullon një tjetër botëror

12 Nëntor 2020
10:15
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Mundjes (UWW) ka njoftuar se ka anulluar garat e Kampionatit Botëror të Mundjes, që ishin planifikuar të zhvilloheshin në dhjetor të këtij viti, në Serbi. Anullimi erdhi si pasojë e situatës aspak të mirë të krijuar në botë prej pandemisë Covid-19.

Shumë shtete e kanë të pamundur të udhëtojnë për në Serbi si pasojë e masave të marra, çka e bën të pamundur paraqitjen e të gjithë mundësve në këtë botëror. Sipas UWW numri i të regjistruarve në botëror ishte shumë i ulët, ndaj mori vendimin për ta anulluar atë.

Dita e fundit e regjistrimeve ishte data 5 nëntor, por “pengesat” e shumta që janë ngritur si pasojë e pandemisë e bënin të pamundur udhëtimin e sportistëve. UWW vendosi që në Serbi të zhvillojë në dhjetor një “Kupë të Botës” për ata individë që kanë mundësi të udhëtojnë, duke zbatuar normat anti-Covid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit