“Numrat 1” konfirmohen edhe si “Tenistët më të mirë të vitit 2018”

14 Dhjetor 2018
11:07
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ka bërë publike sot emrat e dy tenistëve fitues së trofeut “Tenisti më i mirë i vitit 2018”, çmim që u jepet dy tenistëve, një femra e një mashkull, më të suksesshëm gjatë sezonit. Ata që triumfuan janë numrat 1 në botë në kategoritë përkatëse, Novak Djokovic dhe Simona Halep.

Për serbin kjo është hera e gjashtë që e fiton këtë çmim, tenisti i dytë mashkull që e fiton më shumë herë këtë çmim, duke barazuar rekordin e Pete Sampras. Ndërsa për tenisten rumune Halep kjo është hera e parë që e “rrëmben” këtë vlerësim.

Jam vërtet krenar dhe i lumtur që e marr këtë çmim sërish. Këtë herë jam më shumë i lumtur se çdo herë tjetër, pasi vjen pas një periudhe të vështirë, duke u rikthyer kampion në disa turne”, tha Djokovic. Ndërsa Halep, tha: “Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua. Fitova për herë të parë një grand slam dhe jam numri 1 në botë. Ky çmim do të jetë një shtysë për mua për të ardhmen”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit