Numrat kryesorë janë 6, 5 dhe 8. Zbulohet dieta magjike e Ronaldos (detajet e plota)

24 Janar 2020
12:14
Alfred Lleshi
back button

Shumë proteina, fare alkool dhe pushim e relaksim i bollshëm me familjen dhe miqtë. Më shumë sesa një dietë, kjo “axhendë” ia mundëson Cristiano Ronaldos gjendjen e shkëlqyer fizike e sportive në moshën 34-vjeçare. Pra, ylli portugez bën një jetesë të rregullt, e cila kalon nga një dietë tejet e kontrolluar ushqimore te rutina ushtrimore në palestër, ku nuk mungon as noti dhe krioterapia. 

Për të hetuar zakonet dietike të kampionit të Juventusit mendoi “The Sun”. Tabloidi britanik përpiloi menunë e përditshme të kampionit portugez. Numrat kryesorë të ditës së tij janë 6, 5 dhe 8, të tillë si ushqimi, një sy gjumë dhe orët ditore të gjumit.

DIETA DITORE – Dieta e tij e përditshme fillon me një mëngjes të përbërë nga proshuta, djathi dhe kosi me pak yndyrë. Pastaj konsumon të parën nga dy dreka ditore, e cila përfshin sallatën dhe pulën. Ky i fundit konsiderohet për Ronaldon si një “ushqim magjik” për vlerën e lartë të proteinave dhe përmbajtjen e ulët të yndyrës. Dreka e dytë shpesh përbëhet nga peshku, kryesisht ton, sallatë, vezë, ullinj dhe domate. Ekzistojnë edhe dy darka, në të cilat mishi dhe peshku alternohen edhe një herë; si kallamar, biftek dhe peshk shpatë. 

Nuk mungon as “Bacalao a la Brasa”, një pjatë portugeze e bazuar te merluci, një peshk aq i dashur për CR7. Përveç këtyre vakteve kryesore mund të ketë pjata me fruta të freskëta dhe avokado. Dieta e Ronaldos nuk përfshin alkool. Ky i fundit është abandonuar kategorikisht që nga viti 2005, edhe për shkak se babai i tij vdiq nga sëmundjet e lidhura me alkoolin.

USHTRIMET FIZIKE – Natyrisht, një dietë e ngjashme përfshin stërvitjen intensive, e cila përfshin edhe aerobinë me notin. Në fund, nuk mungon edhe seanca e krioterapisë. Sipas asaj që raporton “The Sun”, Ronaldo harxhon rreth tri minuta në dhomën e tij “ad hoc”, që ka kushtuar 60.000 euro, në një temperaturë midis 160 dhe 200 gradë. Në këtë mënyrë, eviton dhimbjen e muskujve dhe inflamacionin.

PUSHIMI DHE RIAFTËSIMI – Por, nëse krioterapia mund të duket si një luks për lojtarët e tjerë, ekziston një zakon themelor në jetën e Ronaldos, që është i mundshëm për të gjithë: pushimi dhe riaftësimi. “Pushimi i duhur është vërtet i rëndësishëm për të përfituar sa më shumë nga stërvitja juaj, – shpjegoi lojtari. – Unë shkoj në shtrat herët dhe zgjohem herët, veçanërisht para lojërave. Gjumi më ndihmon në rikuperimin e muskujve, është mjaft thelbësor”. 

Në tetë orët e fjetjes së përnatshme, Ronaldo bën ndonjë sy gjumë (nga pesë minuta) edhe gjatë ditës. Ajo që mbetet është koha e kaluar me familjen dhe miqtë. “Qëndrueshmëria mendore është po aq e rëndësishme sa durimi fizik. Trajnimi është thelbësor, por nëse keni një jetë të qetë, kjo ju ndihmon të jepni më të mirën, fizikisht dhe mentalisht. Unë e kaloj kohën time të lirë me familjen dhe miqtë, kjo më qetëson dhe më jep një qëndrim pozitiv mendor”, – thotë ylli portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit