Numri 1 në botë korr fitoren e parë sezonale, triumfojnë edhe Kyrgios e Kasatkina

8 Gusht 2022
9:03
Telesport
back button

Tenisti rus Daniil Medvedev, numri 1 në botë për meshkuj ka korrur suksesin e parë sezonal. Ai triumfoi në turneun e Los Cabos, në Meksikë, duke mundur 2-0 (7-6, 6-0) në finale britanikun Cameron Norrie. Një fitore e merituar për Medvedev, që kishte humbur 5 finale radhazi.

Një triumf të rëndësishëm korri edhe tenisti australian Nick Kyrgios, finalisti i Wimbledon këtë vit. Kyrgios fitoi 2-0 (6-43, 6-3) ndaj japonezit Yoshihito Nishioka në turneun e Washington. Australiani rikthehet te fitorja në një turne pas 3 vitesh (në vitin 2019 fitonte pikërisht në Washington për herë të fundit).

Për femra, tenistja ruse Daria Kasatkina, fitoi turneun amerikan të Silicon Valley. Ajo mundi 2-1 (6-7, 6-1, 6-2) në finale tenisten amerikane Shelby Rogers. Një fitore me përmbysje e Kasatkina, që ngjit shkallët në renditje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit