Numri 2 në botë rrëfehet: Jam diabetik, e zbulova kur isha 4-vjeç

7 Gusht 2022
9:54
Telesport
back button

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 2 në botë për meshkuj, ka rrëfyer se është i sëmurë me diabet. Ai vuan një diabet të tipit 1, sëmundje për të cilën ai kë mësuar për herë të parë kur ishte 4 vjeç.

Ai e bëri publik lajmin me rastin e çeljes së fondacionit të tij, që mban të njëjtin emër, në Hamburg. Zverev nuk kishte folur kurrë më parë për sëmundjen e tij. “Pak vetë kishin dijeni për sëmundjen time”, tha tenisti gjerman.

Nuk e kam bërë publike këtë gjë më parë, pasi kisha frikë se mos rivalët e mi ndiheshin më të fortë se unë. Sot është ndryshe, jam më i pjekur, kam përvojë dhe ndihem komod teksa e them këtë gjë”, tha Zverev.

Gjithnjë kam dashur të luaj tenis pavarësisht sëmundjes edhe pse jo të gjithë e kanë këtë fat”, tha Zverev, që nuk luan prej disa muajsh. Ai u dëmtua në gjysmëfinalen e Roland Garros. “Stërvitem nga mëngjesi në mbrëmje, por s’jam ende gati për t’u rikthyer”, tha Zverev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit