Numri 4 në botë operohet në bërryl, në dilemë për Australian Open

26 Nëntor 2021
10:24
Telesport
back button

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, numri 4 në botë, është operuar në bërryl pas problemeve që ka patur kohët e fundit, që e detyruan të tërhiqet edhe nga “ATP Finals” javën e kaluar në Torino. “Falënderoj të gjithë fansat për mbështetjen e tyre”, tha Stefanos Tsitsipas pak orë pas operacionit.

Jam përqendruar tek e ardhmja, më e shëndetshme, më e lumtur dhe më e suksesshme”, tha më tej tenisti grek, që vuan prej disa muajsh këtë shqetësim, por vetëm tani vendosi të operohej. Ai do të qëndorjë dy javë pushim absolut, por pjesëmarrja e tij në Australian Open është në dilemë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit