Nunes e pandalshme, fiton revanshin me De Randamie dhe mbron titullin

15 Dhjetor 2019
7:10
Telesport
back button

Amanda Nunes mbron titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Germaine De Randamie. Dueli mes tyre u zhvillua mëngjesin e sotëm në eventin UFC-245, në Las Vegas, eventi i fundit për këtë vit në artet marciale mikse.

Kjo ishte sfida e dytë mes tyre, me Nunes që ashtu si 6 vite më parë edhe sot tregoi se është më superiore. Gjithsesi, për “luaneshën” braziliane ky sukses sot ishte më i vështirë edhe pse arriti t’i dominojë thuajse të pesta raundet,

Nunes feston fitoren

49-44, 49-46 dhe 49-45 ishte vendimi i të 3 gjyqtarëve, që i dhanë fitoren Nunes, 18 fitore e 4 humbje në artet marciale mikse. Ndërsa për De Randamie, ish-kampione bote, kjo është humbja e 3-të, ndërkohë që ka edhe 8 fitore.

Nunes e meritoi fitoren, pasi e kërkoi më shumë atë, duke kërkuar ta hedhë “KO” rivalen me shkelma dhe grushte. De Randamie arriti të shkojë deri në fund të kësaj sfide, por asnjëherë nuk ishte ajo që të merte nismën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit