Nunes hedh “KO” Holm me një shkelm dhe mbron titullin kampion

7 Korrik 2019
9:12
Telesport
back button

Amanda Nunes ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg), duke mundur me “KO teknik” në raundin e parë ish-kampionen e botës së këtij Divizioni, Holly Holm. Sfida ishte e vlefshme për eventin UFC-239, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas.

Ndonëse pritej një përballje më e fortë, Nunes triumfoi me lehtësi. Madje duke përdorur armën më të fortë të Holm, goditjen me shkelm (kështu pat mundur Rousy 4 vite më parë). Kur duheshin edhe 50 sekonda nga fundi i raundit të parë, një goditje e fortë me shkelm me këmbën e djathtë nga ana e Nunes hodhi Holm në tapet.

Nunes nisi më pas një seri grushtesh në kokën e rivales, duke detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën. Edhe pse ishte Holm ajo që në çastet e para të sfidës përdori shkelmat për të mposhtur rivalen, në një moment që uli përqendrimin u godit fort nga rivalja.

Kështu, “Luanesha” braziliane korri një fitore të merituar, duke korrur suksesin e 18-të në karrierën e saj (ka edhe 4 humbje). Nunes mban njëkohësisht edhe titullin e peshës “featherwight” (pesha 61-66kg), ku pritet të zhvillojë duelin e radhës. Për Holm kjo është humbja e katërt në kafaz (ka edhe 12 fitore).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit