UFC

Nurmagomedov: Ky është momenti kur u “thye” Conor McGregor

Gjatë një interviste me Russia Today, Khabib Nurmagomedov ka folur për momentin vetëm disa sekonda përpara se të fillonte ndeshja e 6 tetorit mes tij dhe McGregor.

Luftëtari rus shprehet se ai ishte momenti që kuptoi se McGregor nuk ishte gati për luftë.

“Kur je ballë për ballë me kundërshtarin, mund të kuptosh shumë gjëra duke e parë në sy.

“Ai mund të thotë ç’të dojë, por shikoni se ku i kishte sytë (në klipin më poshtë). Ai ishte momenti që kuptova se e kisha thyer.

“Ai as nuk më pa në sy. Mendoj se ai po shihte diku në mes të syve, por asnjëherë në sy.

“Gjithçka që ndodhi, konferenca për shtyp, peshimet stërvitja e hapur…sa më shumë i afroheshim ndeshjes aq më shumë u thye. Dhe kur ishim brenda kafazit e pashë në sy, pashë gjendjen e tij dhe e kuptova se ishte thyer.”

Më shumë nga UFC